Art & Kulturë

“GRANFest” bashkon imagjinatën, inspirimin dhe fuqinë e romanit grafik

Mozaik historish nga dhjetë artistë botërorë e vendorë janë bashkuar në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, në ekspozitën që është hapur të premten mbrëma, pak minuta pas ceremonisë që i ka dhënë dritën e gjelbër edicionit të dytë të “GRANFestit”

Rezistencës së shoqërisë globale ndaj kërcënimit pandemik, “GRANFesti” i është bashkuar këtë vit me imazhe që lidhin histori nga vende të ndryshme. Me këtë, Festivali Ndërkombëtar i Romanit Grafik, në edicionin e dytë zbërthen fuqinë e romanit grafik. Historitë prekin në realitetin shqiptar dhe bëjnë lidhjen me ndodhitë e botës.

Sa janë universale, janë edhe personale. Të gjitha këto kanë krijuar një mozaik historish nga dhjetë artistë që vijnë nga shtete të ndryshme e të cilët janë bashkuar në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, në ekspozitën që është hapur pak minuta pas ceremonisë që i ka dhënë “dritën e gjelbër” shpalosjes së rrëfimeve të vizualizuara. Si e tillë, ekspozita është si një shëtitje nëpër histori shumëngjyrëshe.

Aty, jo të gjithë personazhet komunikojnë në dialog. Por, imazhi është ai që të fut brenda kornizave të këndvështrimeve të autorëve. Dhe, imagjinata i dorëzohet atij. Ky aktivitet me rreth njëqind imazhe nga romanet grafike është vetëm si prolog për një sërë aktivitetesh ku trajtohet gruaja në novelën grafike – si artiste e autore – por edhe si epiqendër e rrëfimeve të novelave grafike./kohanet/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *