Art & Kulturë

Qyteti ilir i Bylisit, pasuria e paçmuar arkeologjike që kërkon vëmendje

Parku arkeologjik Bylis është një ndër sitet unike në Shqipëri ku dallohet veçanërisht për densitetin e lartë të monumenteve me mozaik gjatë qytetërimit ilir në këtë zonë.

Si një ndër gurët e çmuar të arkeologjisë shqiptare ky park, tërheq interesin e shumë turistëve vendas e të huaj, por gjendja në të cilin është lënë dhe infrastruktura rrugore që të çon në atë vend lë shumë për të dëshiruar duke krijuar kontraste negative për syrin e turistëve veçanërisht të huaj.

Edhe vizitorët shqiptarë që kthehen pas shumë vitesh emigrim, nuk e shohin vëmendjen e institucioneve ndaj pasurive të tilla arkeologjike, që kudo në botë kanë një rëndësi dhe kujdes të veçantë.

Ndërhyrjet që kanë nisur në rrugën që lidhin aksin Levan-Tepelenë me parkun e Bylisit, shpresohet te jetë hapi i parë për vëmendjen që duhet të ketë kjo pasuri arkeologjike.

Rruga Press

YouTube player