Sport

Pochettino rrëfehet “pa dorashka” për Brojën: E di sa i rëndësishëm mund të bëhet

Armando Broja është lojtari më i komentuar i kombëtares shqiptare, ndërsa disa pista janë shfaqur sa i përket së ardhmes së tij. Në dy ndeshjet e parë për blutë e Londrës, sulmuesi nuk është preferuar nga trajneri Pochettino edhe pse e ka lënë pas dëmtimin.

Ka qenë ky i fundit ai i cili në një reagim të fundit, ka vlerësuar Brojën e ka pohuar se dëshiron ta ketë në skaudër.

“Ne po punojmë padyshim. Ne po shohim çdo lloj opsioni që mund të shfaqet në merkato. Por mendoj se njëkohësisht, ne duhet t’i hedhim një sy apo të dy mbi Armando Brojën. Ne nuk mund ta harrojmë. Ne nuk mund ta ndalim atë. Ne besojmë me të vërtetë te ai, e dimë se sa i rëndësishëm mund të bëhet për Chelsea”, tha Pochetino.

Armando Broja është përfolur së tepërmi gjatë ditëve të fundit, pasi sipas mediave britanike ai kërkohej nga Milani. Kuqezinjtë ishin të gatshëm ta huazonim, por drejtuesit londinezë i ndërprenë komunikimet për këtë rast. Me sa duket, Broja do të vijojë të jetë pjesë e Chelseas, me këtë të fundit që në sezonin e ri numërojnë 1 humbje e një barazim. Konkurrenca në skuadër është e madhe, me rolin e titullarit që duket se i është ofruar sulmuesit Nicolas Jackson.

Rruga Press

YouTube player