BallinaLajme

Qytetarët: Ndërrmarja “Ujësjellësi” në Kumanovë më zi se fajdexhinjtë

Ndonëse në kohë pandemie, ndërmarrja “Ujësjellësi” në Kumanovë u vendos kamata të larta dhe enorme qytetarëve të varfër, të cilët mezi mbijetojnë në këtë kohë krize, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kamata prej 10 për qind nuk ndalet edhe për borxhin e akumuluar, ajo godet rëndë qytetarët, të cilët po prisnin në rradhë për tu ankuar pranë kësaj nderrmarje.

Lexo më shumë  Gati 32% e qytetarëve në Shqipëri në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren evropiane

Një qytetarë rom thotë se 60 mijë ka borxhin e ujit dhe 60 mijë denarë kamatë.

Ai theksoi për INA se kjo ndërmarrje është më e keqe se fajdexhinjt.

Edhe kur qytetarët bëjnë marrëveshje dhe kontratë për ta paguar borxhin me këste, sërish nuk ndalet kamata.

Një punëtore e Ujësjellësit thotë se na bërtasin neve, por se faji është diku tjetër, tek ata që marrin vendime dhe që kanë vendosur ta rrjepin popullin.

Lexo më shumë  Kundër propozimit të PS për “Territorialen”, kryebashkiaku i Poliçanit kritika të ashpra: Na i keni hequr të gjitha kompetencat
YouTube player