BallinaLajme

Hidhet në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ka nisur në orën 11:00 në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED. Deri tani janë zgjedhur anëtarët e KED nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

Marsida Xhaferllari zgjidhet anëtare e KED
Elsa Toska zgjidhet anëtarja e dyte e KED
Anëtari zëvendësuse në KED Fiona Papajorgji

Ervin Pupe zgjidhet anëtar i KED nga Gjykata e Lartë
Anëtari zëvendësues nga Gjykata e Lartë zgjidhet Ilir Panda
Adnand Xholi, anëtar i KED nga KLP
Kujtim Luli zgjidhet anëtar zëvendësues i KED nga KLP

Presidenti i Republikës Ilir përcaktoi datën 4 dhjetor për hedhjen e shortit. Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo më shumë  Nënkryetari i Republika Srpska: Për boshnjakët dhe kroatët, Kosova është e pavarur
YouTube player