Qytetarët denoncojnë vëllanë e kryebashkiakut të PS-së: Na kërcënoi!
Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij
Dy kushërinjtë tregojnë edhe rrjedhën e ngjarjes se si janë kërcënuar sapo kanë dalë para shtëpisë së tyre në orët e vona të mbrëmjes.
Fillimisht, thonë ata, dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim tek shtëpia e kushëririt tjetër.
“Dola nga shtëpia duke shkuar të axha, pashë një bënë ‘G Class’, kishte zënë rrugën. I rashë burisë dhe më nxorën pistoletën. Ishte vëllai Safetit. U konfliktuam me të, bëmë llafe dhe kaq”- thotë Bedri Sinamati
“Kanë ardhur me bërë provokime. Kishin qenë në rrugë. Në makinë kishte qenë vëllai i Safetit me një tjetër. Nxorën pistoletën, dhe në atë moment ikëm. Njoftuam policinë”- shton Nebi Sinamati.
Ndërkohë në videon e siguruar nga Euronews Albania, shihet se në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për Bashkinë Kukës së bashku me një person tjetër.
Ndërkohë, pas këtij incidenti reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm.
Ata janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të dy kushërinjve të këcënuar me armë para banesës së tyre.
Është dashur ndërhyrja e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati për të shtensionuar situatën para Drejtorisë së Policisë Kukës.
Rruga Press