Bota

Pas tetë orë diskutimesh, Gjermania shton një miliard euro për refugjatët

Qeveria Federale në Gjermani ka vendosur që këtë vit të japë një miliard euro më shumë për strehimin dhe trajtimin e refugjatëve.

Ky vendim është marr pas më shumë se tetë orë diskutimesh në takimin mes shefave të landeve dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Kompromisi është arritur pas shumë ndërprerjesh që kanë ndodhur gjatë takimit.

Shtetet federale do të mbështeten në lehtësimin e barrës shtesë të komunave të tyre, siç thuhet në vendimin e Samitit të Refugjatëve, që është mbajtur në Berlin.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Deri më tani këtë vit, Qeveria federale ka vënë në dispozicion të landeve 2.75 miliardë euro shtesë.

Në total, shpenzimet për refugjatët në Gjermani, përfshirë edhe strehimin e refugjatëve nga Ukraina, priten të jenë 16 miliardë euro.

Por Qeveria qendrore në Berlin thotë se kjo ndihmë për landet nuk është e përhershme.

Në një konferencë shtypi, kancelari Olaf Scholz, iu referua marrëveshjeve të planifikuara të riatdhesimit me vendet e origjinës, ndërsa duhet të ketë edhe marrëveshje për rrugët e ligjshme të emigracionit.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi

Gjithashtu, sipas kancelarit gjerman, duhet të promovohet edhe mbrojtja në kufijtë e jashtëm evropianë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *