Lajme

Kurti takon shefen e USAID-it, së bashku do të shpallin ankandin për parkun me energji solare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të presin sot në një takim Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Pas takimit, Kurti së bashku me Rizvanollin dhe Power do të shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 Megawatt.

Lexo më shumë  Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet

Sipas njoftimit të qeverisë, shpallja e ankandit do të bëhet në ora 15:00.

Power, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Megjithatë, ajo ka theksuar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një urgjencë.

Power, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, nënvizoi rëndësinë që palët në dialog të shkëmbejnë idetë për Asociacionin në mënyrë që të arrihet kompromisi. 

Lexo më shumë  Konjufca takon homologen bullgare në Sofje dhe mban fjalim në takimin ministror të SEECP: Hekurudha Prishtinë–Durrës është projekt strategjik për lidhshmërinë e vendit tonë dhe të rajonit me BE-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *