Lajme

Qindra hektarë të shkrumbuar nga zjarret në Shkodër, nis verifikimi i dëmeve

Nje banesë e djegur dhe qindra hektarë të shkrumbuar, është bilanci i deritanishëm i zjarreve që rrethuan Shkodrën gjatë ditës së djeshme.

Flakët u favorizuan nga era, por në orët e darkes, u arrit që të viheshin nën kontroll.

Mësohet se ka pasur edhe persona të asfiksuar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Dy vatra zjarri janë ende aktive në fshatin Vilez në Shkllak dhe në Malin e Jushit. Gjatë paradites së sotme, pritet të fillojë edhe bilanci i dëmeve të shkaktuara.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *