Bota

Parandalohet vrasja e ministrit ukrainas të Mbrojtjes dhe shefit të Inteligjencës ushtarake

Ukraina i ka arrestuar dy persona që punonin për shërbimet e inteligjencës ruse, të cilët planifikonin ta vrisnin ministrin ukrainas të Mbrojtjes dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës ushtarake të Ukrainë.

Kështu bëri të ditur të hënën, Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të Ukrainës.

Ky institucion thuhet se e prishi komplotin e agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake – GRU për ta përdorur një grup sabotazhi për t’i kryer tri vrasje, përfshirë atë të një aktivisti të shquar ukrainas, tha agjencia ukrainase.

Ndërkohë, sot është dita e 167-të e pushtimit ushtarak rus në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 4.5 miliardë dollarë shtesë për Qeverinë e Ukrainës, duke e çuar mbështetjen e saj totale buxhetore që nga pushtimi i Rusisë në shkurt në 8.5 miliardë dollarë , ka njoftuar Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Financimi, i koordinuar me Departamentin e Thesarit të SHBA-së përmes Bankës Botërore, do t’i shkojë qeverisë së Ukrainës në këste, duke filluar me një disbursim prej 3 miliardë dollarësh në gusht, tha USAid, Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar.

Rusia e ka pezulluar një marrëveshje përmes së cilës i lejonte inspektorët amerikanë dhe rusë t’i vizitonin lokacionet e armëve bërthamore të njëri-tjetrit sipas traktatit të Fillimit të Ri të vitit 2010, në një goditje të re për kontrollin e armëve. Inspektimet e ndërsjella janë pezulluar si një masë paraprake shëndetësore që nga fillimi i pandemisë Covid, por një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të hënën shtoi një arsye tjetër që Rusia nuk është e gatshme t’i rifillojë ato. Ai argumentoi se sanksionet amerikane të vendosura për shkak të pushtimit të Ukrainës i ndaluan inspektorët rusë të udhëtonin në SHBA.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut do të eksportojë raketa në Rusi

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ka shumë të ngjarë që Rusia të vendosë mina kundër personelit për ta mbrojtur dhe penguar lirinë e lëvizjes përgjatë linjave të saj mbrojtëse në Donetsk dhe Kramatorsk në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Ministria i quajti minat PFM-1 dhe PFM-1S – të njohura gjithashtu si “mina fluturash” – “armë thellësisht të diskutueshme dhe pa dallim” me potencialin për të shkaktuar viktima të mëdha si në ushtri ashtu edhe në popullatën civile lokale.

Dy anije të tjera, që transportonin misër dhe sojë, u nisën nga portet e Ukrainës, duke e çuar totalin në 10 anije që transportonin eksporte të grurit ukrainas që kur u arrit marrëveshja e OKB-së për zhbllokimin e eksporteve të grurit të Ukrainës, raportoi Reuters. Anijet e ardhshme që eksportojnë grurë të Ukrainës përmes Detit të Zi tani do të mbrohen nga një tampon zonë 10 milje detare, sipas procedurave të shumëpritura të dakorduara nga Rusia, Ukraina, Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Anija e parë bartëse e grurit që niset nga portet ukrainase pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja, po kërkon një port tjetër për ta shkarkuar ngarkesën e saj pasi blerësi fillestar libanez e refuzoi dorëzimin për shkak të vonesës pesëmujore, raportoi Reuters.

Lexo më shumë  Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putini e ka hedhur Serbinë nën autobus

Shefi i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës Energoatom ka bërë thirrje që termocentrali bërthamor Zaporizhzhia të bëhet një zonë pa ushtri, duke paralajmëruar rrezikun e një katastrofe bërthamore të stilit të Çornobilit pasi granatimet e zonës e shkaktuan mbylljen e një reaktori të shtunën. Rusia dhe Ukraina vazhdojnë t’a akuzojnë njëra-tjetrën janë përgjegjëse për bombardimet, me OKB-në që kërkon që inspektorët ndërkombëtarë të kenë qasje atje. Sipas raporteve nga udhëheqësi i administratës së instaluar nga Rusia të rajonit të okupuar Zaporizhzhia, termocentrali bërthamor aktualisht po funksionon normalisht.

Udhëheqëesi i vendosur nga Rusia i pjesës së pushtuar të rajonit të Zaporizhzhia të Ukrainës nënshkroi një dekret të hënën që parashikon një referendum për bashkimin me Rusinë, me sinjalet e fundit që tregojnë se Kremlini zyrtar po shënon progres  me planet e saj për ta aneksuar territorin e pushtuar ukrainas. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përjashtuar çdo bisedë paqeje me Rusinë nëse Rusia vazhdon me referendume në zonat e pushtuara.

Kremlini zyrtar tha të hënën se nuk ka asnjë bazë për një takim midis presidentëve rus dhe ukrainas për momentin. Negociatat midis Moskës dhe Kievit kanë ngecur për muaj të tërë, ku secila palë fajëson tjetrën për mungesë progresi, raporton Reuters./The Guardian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *