BotaKryesore

Qeveria zvicerane përgënjeshtron pretendimin e Serbisë rreth planit të vrasjes së Dick Martyt

Qeveria e Zvicrës i ka përgënjeshtruar pretendimet e Shërbimit Inteligjent të Serbisë se nuk janë në dijeni për rastin e kërcënimit me vdekje të ish-senatorit zviceran Dick Marty.

BIA për rastin kishte deklaruar se vetëm tani po informohen dhe se kishin dërguar një letër tek autoritetet zvicerane për të dënuar pretendimet e Martyt.

Por, në një përgjigje, autoritetet zvicerane deklaruan se janë në kontakt me shtetin serb.

“Autoritetet kompetente zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe në nivele të ndryshme. Në veçanti, Fedpol (Zyra Federale e Policisë) filloi një shkëmbim informacioni me autoritetet policore serbe në nivel policor”.

Po ashtu jepen detaje lidhur me rastin ku ish-politikani zviceran ishte marrë nën mbrojtje.

“Kjo masë (njoftimi i organeve serbe) është pjesë e grupit të masave që janë hartuar, ku shkëmbimi mes Fedpol-it dhe autoriteteve policore serbe është bërë në konsultim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme”.

“Mund të konfirmojmë se nga dhjetori 2020, supozohej një situatë serioze kërcënimi kundër zotëri Dick Marty. Përveç aspekteve të së drejtës penale, çështja përfshin edhe garancinë e sigurisë personale dhe, për shkak të kontekstit të supozuar transnacional, ka edhe komponentë politik”.

“Prandaj, organe të ndryshme në nivel federal dhe kantonal janë të përfshirë në fushat e tyre përkatëse të përgjegjësisë. Në këtë kontekst, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Fedpol dhe autoritete të tjera partnere kanë hartuar një sërë masash gjithëpërfshirëse”.

Qeveria e Zvicrës jep detaje edhe për masat që janë ndërmarrë për sigurinë personale të Dick Martyt.

Por, në përgjigje më tutje thuhet se rreziku ndaj tij nuk ka kaluar ende dhe për këtë arsye nuk mund të jepen detaje për masat e tjera.

“Për të garantuar sigurinë, Fedpol ka marrë masa të gjera mbrojtëse bazuar në vlerësimet e rregullta të situatës, duke përfshirë sigurinë në afërsi të drejtpërdrejtë të z. Marty (kjo përfshin të ashtuquajturën mbrojtje nga afër kur shfaqet në hapësira publike ose masa mbrojtëse teknike në vendbanimin e tij, për shembull)”.

“Këto masa mbrojtëse janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale. Masat e sigurisë dhe mbrojtjes janë ende në funksion, prandaj – për të mos cenuar në mënyrë të panevojshme efektivitetin e tyre – nuk do të zbulohen detaje”.

Vet ish-senatori zviceran Dick Marty, të dielen e 10 prillit kishte deklaruar gjatë një interviste se ka marrë kërcënime për vrasjen e tij nga shërbimet sekrete serbe.

Lexo më shumë  Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Ai deklaroi se qëllimi i vrasjes ishte për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *