Bota

Qeveria ukrainase insiston se hapësira ajrore mbetet e hapur

Ministri i Infrastrukturës në Ukrainë, Oleksandr Kubrakov, ka insistuar se hapësira ajrore e shtetit mbetet e hapur, pavarësisht se 10 kompani kanë njoftuar se kanë anuluar udhëtimet pas rritjes së tensioneve me Rusinë.

“Anulimi i fluturimeve nga disa kompani të huaja ajrore diktohet nga informacioni për acarim të situatës dhe jo nga ndryshimet në siguri të fluturimeve”, ka thënë Kubrakov në një konferencë për media.

Ai ka shtuar se “shteti është duke punuar për të zëvendësuar fluturimet e anuluara” dhe se kompania shtetërore e fluturimeve, Ukraine International Airlines, tashmë ka nisur të shesë bileta dhe ka rritur kapacitetin për fluturimet nga Kievi në Mynih dhe Gjenevë.

Lexo më shumë  Izraeli gati për sulm në Rafah, ushtria vendos tanke në kufi me Gazën

Disa kompani tjera evropiane kanë bërë të ditur se ose do të pezullojnë ose do të ulin numrin e fluturimeve për në Ukrainë, në kohën e rritjes së shqetësimeve për sigurinë.

Kompania gjermane, Lufthansa, ka thënë se do të ndalë fluturimet në Ukrainë nga dita e hënë, duke iu bashkuar kompanisë holandeze, KLM, e cila veçse ka marrë vendim të njëjtë.

Kompania tjetër Air France ka njoftuar po ashtu të hënën se do të pezullojë fluturimet drejt Kievit nga dita e martë, 22 shkurt, mirëpo ka theksuar se kjo është “masë parandaluese” dhe se do të ketë “rivlerësim të rregullt të situatës”.

Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë tjerë perëndimorë kanë akuzuar Rusinë se po planifikon që ta pushtojë Ukrainën.

Moska mohon se ka plane të tilla, pavarësisht se ka grumbulluar mbi 150,000 trupa pranë kufijve ukrainas./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *