KryesoreOpinion/Aktualitet

“Qeveria serbe e përdor integrimin në BE si objektiv strategjik”/ Ku është riangazhimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor?

Nga Berndard Chappedelaine

Së fundmi Le Monde shfaqi një shkrim të një korrespondenti rajonal në Vjenë me emrin Jean-Baptiste Chastand, i cili menjëherë u përkthye në shqip nga portale të caktuar. Por, portalet e dhënë nuk përkthyen edhe reflektimin e Berndard Chappedelaine, i cili është ish-këshilltar për çështjet e jashtme të Francës. Çfarë thotë Berndard Chappedelaine.

Në një nga paragrafët e artikullit të tij është Loja e Beogradit midis Brukselit dhe Moskës.

Aktualisht “elefanti më i madh në politikën Serbe” është Rusia, kështu shkruan Süddeutsche Zeitung, jo vetëm për faktin historik dhe fetar mes këtyre vendeve ortodokse, por dhe për arsye të kontrollit të shtuar nga ndërrmarjet ruse mbi sektorin e energjisë serbe. Përkundër sigurive të dhëna nga Minstri i Punëve të Jashtme Dačić, Serbia nuk mori kurrë përmbi vete sanksionet evropiane, pikërisht kur ajo kishte firmosur në korrik me Azerbajxhanin memorandium mbi furnizimin e gazit. Ky është i fundit i shteteve Ballkanike Perëndimore që nuk ka aplikuar sanksionet evropiane dhe për këtë deklarata e samitit në Tiranë, u mjaftua me një thirrje që të rreshtohet edhe Serbia në masat e marra nga Bashkimi Evropian. Çka bëri kjo masë e lehtë e samitit të Tiranës? Bëri që e përditëshmja ruse të shkruante se Beogradi do të marri gjithsesi fonde evropiane edhe pse vazhdon të bëjë manovra dhe të përfitojë mbështetjen e Moskës sa i përket Kosovës dhe gazit rus me çmim të ulët. Serbia madje jep garanci të tjera të Moskës kur autorizoi “Russia Today” të transmetojë në serbisht, për t’iu drejtuar të gjithë auditorëve serbo-folës të ish-Jugosllavisë. Presidenti Vučić priti përfaqësuesin e liderit çeçen Kadyrov, dhe një personalitet i afërt me Moskën, Aleksandar Vulin është emëruar në krye të shërbimeve të inteligjencës serbe.

Në të njëjtën kohë, Beogradi votoi të gjitha ndëshkimet e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe nuk njeh aneksimet e territoreve ukrainase, nënvizon faqja e pavarur Riddle Russia, qeveria e re serbe e ka bërë integrimin në BE një “objektiv strategjik”.

Pra, e marrim vesh masën e të keqes që përpunon Beogradi. Përkundër kësaj, gazetari i Le Monde që sot në mediat shqiptare përfaqëson gazetën Le Monde, asgjë nga kjo peshë specifike që fabrikohet në Beograd nuk e nxjerr në artikullin e tij.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e mediave

Vazhdojmë me paragrafin tjetër të ish-këshilltarit francez:

Qeveria e re serbe e ka bërë integrimin në BE një “objektiv strategjik”.

Beogradi, qeveria e re serbe ka anëtarë pro rusë si ministri i jashtëm, por gjithashtu elementë properëndimorë, si ministrat e “bllokut ekonomik” thotë Ekaterina Entina, e cila nuk pret ndonjë ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit, edhe nëse pranohet se kontrolli i kompanisë serbe të naftës NIS nga Gazprom-neft përbën një nxitës të opinionit serb. Ky është fakti shumë i rëndësishëm, qëkurse ajo pushtoi Ukrainën, thotë Maxim Samoroukov, Rusia ka hequr dorë nga përdorimi i levave që ka në dispozicion, në Serbi dhe në Republikën Serbe të Bosnjë-Hercegovinës, për të destabilizuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për të hapur një front të ri kundër Bashkimit Evropian.
As presidenti Vučič, as drejtuesi serb i Bosnjës, Dodik, as zyrtarët pro-rusë në Mal të Zi nuk janë të gatshëm të vënë në diskutim pozicionin e tyre të favorshëm të ekuilibrit mes Rusisë dhe BE-së dhe të praktikojnë “aventurizmin gjeopolitik” për t’i ardhur në ndihmë Moskës. Sepse një gjë e tillë mund të shfaqet edhe kundërproduktive
, analizon Maxim Samoroukov.

Bllokimi i dialogut Serbi-Kosovë

Mbështetja diplomatike e ofruar nga Moska për Beogradin, sidomos në Kombet e Bashkuara për të frenuar procesin e njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, i cili shpalli pavarësinë e tij në vitin 2008 dhe të cilën Beogradi ende e kundërshton, militon në favor të mbajtjes së një relacioni të ngushtë midis dy kryeqyteteve. Deklarata e Tiranës i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të tejkalojnë grindjen e tyre historike, një tjetër pengesë e madhe për integrimin e rajonit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi depozitimin para fundit të vitit, aderimin në Bashkimin Evropian kur pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën. Pak më herët në samitin e Tiranës, Borrelli propozoi normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës pa njohje de jure , formulë që frymëzohet nga shembulli i dy Gjermanive në kohën e Luftës së Ftohtë, që kishte lejuar pranimin e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike të Gjermanisë në OKB.

Kjo mungesë e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe ish-provincës së saj provokon rregullisht konflikte në veri të Kosovës, ku ende jetojnë disa dhjetëra mijëra serbë. Masat që janë shkak i ringritjes së fundit të tensionit (targa, dokumente identiteti, zgjedhjet bashkiake) u zhvendosën nën presionin ndërkombëtar, por shkaktuan dorëheqjen e funksionarëve serbë nga administratat e Kosovës dhe këta të fundit bëjnë ende manifestime të dhunshme. Nga ana e tyre, autoritetet në Prishtinë nuk kanë vënë në zbatim një disponim të marrëveshjes të nënshkruar në 2013-tën në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, e cila parashihte një lloj autonomie të caktuar të komunitetit serb për krijimin e një bashkësie të komunave me shumicë serbe. Ndërkohë në Serbi tërheqja e ushtruar nga BE-ja mbi opionion është tashmë minoritare dhe vendi njeh një regresion demokratik.

Ajo çka ish-këshilltari i marrëdhënieve me jashtë nxjerr në dukje është rënia e relacioneve demokratike në Serbi, është ulja e afrisë së shoqërisë serbe me BE-në, kontrolli i energjisë serbe nga Gazpromi, fakti që Serbia nuk po ndëshkohet për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, fakti që po përdoret për strategji integrimi në Bashkimin Evropian, kur nuk është fare qëllim te serbët. Përkundër kësaj, në anën tjetër, janë vetëm masat që janë marrë në Kosovë brenda kufirit të Kosovës.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Problemi i konfliktit Kosovë-Serbi është një problem i cili injektohet nga brenda Serbisë, e cila është një krizë e tërë dhe nga ana tjetër, nga masa krejt administrative që merret nga Qeveria e Kosovës brenda Kosovës.

Marrë me shkurtime nga Institut Montaigne

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *