Lajme

Qeveria prezanton programin një vjeçar për subvencionim të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm

Është prezantuar Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike, nëpërmjet të cilit Qeveria parashihet të subvencionojë faturat e rrymës për disa kategori të konsumatorëve.

Me rastin e prezantimit të këtij programi, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se programi ka në fokus konsumatorët që konsiderohen të cenueshëm.

“Ndërmorëm një varg masash për subvencionimin e blerjes së pajisjeve efiçiente për qytetarët, subvencionimin e energjisë … pakon mbështetëse të BE-së prej 75 milionë e orientuam kah qytetarët tanë. E sot jemi mbledhur këtu të prezantojmë edhe një program të rëndësishëm. Programi ka në fokus subvencionimin e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët që konsiderohen të cenueshëm. Këtu përfshihen personat me aftësi të kufizuar, nënat vetushqyese dhe pensionistët që jetojnë vetëm. Është program një vjeçar”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan dje në Jarinjë

Sipas tij një subvencionim i tillë do ta ulë direkt barrën financiare që kanë këto familje.

“Jemi qeveri e qytetarëve dhe gjithmonë do të kujdesemi për mirëqenien e tyre”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij kriza e fundit energjetike që e kaploi tërë Evropën ka vënë në pah rëndësinë që kanë politikat në fushën e energjisë në secilin vend. Kurti ka thënë se reformën në fushën e energjisë e kanë filluar me draftimin e Strategjisë së energjisë.

Lexo më shumë  Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës

Rruga Press

YouTube player