Lajme

Policia zhvillon aksion në Zveçan, konfiskon armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në lagjen “Gvozden” në Zveçan këtë të martë, ku ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të armatimit.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani , ka konfirmuar se janë konfiskuar disa armë automatike, granata dore dhe eksploziv.

“Hetimet rajonale të Mitrovicës së Veriut sot kanë ndërhyrë në Zveçan, lagja Gvozden dhe kanë zhvilluar bastisje. Gjatë kësaj kohe kemi hasur në disa armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv, të cilat janë konfiskuar”, ka thënë Elshani.

Lexo më shumë  Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

Ai tutje ka bërë të ditur se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, por janë disa të dyshuar.

Rruga Press

YouTube player