Uncategorized

Qeveria në Kosovë merr vendimin e rëndësishëm për energjinë elektrike

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e obligimit për shërbim publik shtesë kompanisë që vepron si Furnizues i Shërbimit Universal (FSHU), sipas zotimit të ndërmarrë më parë për subvencionimin e tarifave të rrymës për konsumatorët.

Me këtë vendim, obligohet FSHU të sigurojë energjinë elektrike për furnizimin e konsumatorëve nën kushtet më të favorshme ekonomike dhe të përdorë fondet e Qeverisë në formë të subvencionit të dedikuara për konsumatorët për të zbutur ndikimin e tarifave të energjisë elektrike.

Lexo më shumë  Bashkimi Evropian pezullon pagesat për Serbinë

FSHU gjithashtu obligohet që t’i ofrojë informata të sakta konsumatorëve për ndikimin e subvencionit në faturën e tyre mujore, ndërsa Ministrisë së Ekonomisë të dhëna të detajuara mbi shfrytëzimin e subvencionit.

Në këtë mbledhje gjithashtu u mor vendimi për ndarje të mjeteve në shumë prej 41 milionë euro te Ministria e Ekonomisë, për të mundësuar kështu disbursimin e mjeteve për subvencionimin e konsumatorëve për periudhën shkurt-korrik 2022.

Kjo shumë është pjesë e zotimit prej 90 milionë euro të dhënë nga Qeveria e Kosovës në shkurt të këtij viti si rrjedhojë e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me qëllim të zbutjes së ndikimit të rritjes së tarifave tek konsumatorët.

Lexo më shumë  Bashkimi Evropian pezullon pagesat për Serbinë

Ndërkaq, nga shuma prej 10 milionë eurove të ndara te KEK për subvencionimin e energjisë elektrike në janar të vitit 2022 janë shpenzuar gjithsej rreth 3 milionë euro.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *