Bota

(Video) Kandidatja për kryeministre të Britanisë thotë së është e gatshme të përdorë armët bërthamore

Kandidatja favorite për kryeministre të Britanisë, Liz Truss, ka thënë se do të ishte e gatshme të përdorë armët bërthamore të Britanisë, nëse një gjë të tillë e kërkon situata në të ardhmen.

Truss, e cila pritet të marrë postin e kryeministres në më pak se dy javë, ka thënë se shtypja e butonit është një detyrë e rëndësishme për njerëzit në këtë rol.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

“Mendoj se është një detyrë e rëndësishme e Kryeministrit dhe jam gati ta bëj”, tha Truss gjatë një debati.

Shumica e kandidatëve për të udhëhequr Britaninë dhe kryeministrat kanë pohuar se do të ishin të përgatitur të përdorin armë bërthamore.

Sekretarja e Jashtme pritet të mundë kundërkandidatin e saj, Rishi Sunak dhe të shpallet kryeministre më 5 shtator.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *