KryesoreLajme

Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e policit të vrarë në Banjskë

Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Financave që t’i ndahen 50 mijë euro familjes së policit të vrarë në Banjskë, rreshterit Afrim Bunjaku.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këtë vendim do të mundohen sado pak t’i ndihmojnë bashkëshortes së rreshterit Bunjaku, vajzës dhe dy djemve të tij.“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal

Afrim Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi të armatosur nga një grup terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Rruga Press

YouTube player