KryesoreLajme

Qeveria ndan 142 mijë euro për Samitin e Ballkanit Perëndimor nga “The Economist”

Qeveria e Kosovës ka ndarë 142 mijë euro për mbajtjen në Prishtinë të Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga prestigjiozja “The Economist”.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur këtë mundësi e jashtëzakonshme për provomvimin e sukseseve të Kosovës.

Sipas Kurtit, kjo ndikon në rritjen ndërkombëtare të imazhit të vendit dhe krijon mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe investime.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Mbajtja e kësaj konference në Prishtinë e organizuar nga organizata prestigjioze “The Economist”, me pjesëmarrjen e mysafirëve të huaj të rëndësishëm dhe me ekspozim mbarëbotëror përmes platformave sociale të “The Economist” është një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin global të sukseseve të Kosovës.

Kjo ngjarje kontribuon në rritjen ndërkombëtare të imazhit të vendit tonë, duke theksuar përparimet tona në fusha të ndryshme dhe dujke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe investime.

Mjetet buxhetore të ndahen në shumë prej 142 euro.,Mjetet ndahen nga buxheti I zkm, nga programi për promovim të vendit”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Rruga Press

YouTube player