Lajme

Ministrja Haxhiu: Adresimi i krimeve të luftës prioritetet

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë me gazetarë foli për adresimin për krimet e luftës dhe ballafaqimi me të kaluarën.

“Pasi që jeni në dijeni, adresimi për krime të luftës dhe ballafaqimi me të kaluarën mbetet një nga prioritetet kryesore e qeverisë së Kosovës, përmes të cilës Ministria e Drejtësisë është e angazhuar që nga fillimi mandatit”, tha ministrja Haxhiu.

Ajo tha se tashmë janë ndërmarrë shumë veprime për adresimin e krimeve që janë ndërmarrë gjatë periudhës së luftës në Kosovë të kryera nga Serbia.

Lexo më shumë  96 organizata i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë të rishikojë ligjin për zonat e mbrojtura

Ministrja Haxhiu tutje bëri të ditur disa nga veprimet kryesore që ndërlidhen me një nga dokumentet më të rëndësishme që sapo është miratuar në qeveri, ku ajo përmendi sektorin e policisë, në të cilin sektor është ngritur një strukturë e re me 41 hetues, që dikur numëroheshin 17 hetues, tani janë 32, por që pjesa tjetër pritet të plotësohet shumë shpejt.

Haxhiu përmendi buxhetin e shtuar në KPK, në mënyrë që të shtohet numri i prokurorëve profesionalë e përkthyes, staf shtesë, me rol mbështetës në adresimin e krimeve të luftës.

Ajo pati vërejtje në mungesën e stafit në Prokurorisë Speciale, ngase, sipas saj, ka shumë dosje që ende presin për t’u trajtuar, duke pasur parasysh krimet e luftës, si dhe gjykimet në mungesë.

Rruga Press

YouTube player