Lajme

A po ndërhyjnë disa ambasadorë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës? Ambasadori francez nuk e komenton pyetjen e gazetarit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka thënë se nuk ka koment rreth deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili në një shkrim tha: “I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme.”

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

“Nuk kam asnjë koment. Faleminderit. Dhe të mos kesh një koment, është një koment”, tha ambasadori francez.

Ndërkaq i pyetur rreth takimit me kryeministrin Albin Kurti të premten pasi Vjosa Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tha se do ta mbajë për vete atë që është diskutuar në takim.

“Do ta mbaj atë për ne për momentin”, tha shkurt Guerot pas një ngjarje që pati me Komunën e Prishtinës.

Lexo më shumë  Makina me flamuj shqiptarë të bllokuar prej 4 orësh në Mal të Zi/ Shqiptari i diasporës sfidon Ramën: Bllokimi me urdhër të tij, por edhe nga malet do vijmë për protestën!

Rruga Press

YouTube player