Lajme

Qeveria miraton vazhdimin e pagesave për specializantët për muajt nëntor e dhjetor

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdimin e pagesave për specializantët me vetëfinancim/vullnetarë edhe për muajt nëntor e dhjetor.

Nga kjo mbështetje përfitojnë  578 specializantë, përfshirë 58 nga Lugina e Preshevës. Përkrahja financiare përbën shumën në vlerë prej 730.000,00 eurove.

Gjithashtu në mbledhje u miratua edhe propozimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të ndahen një milion euro për subvencionimin e bursave për studentë dhe një milionë euro për aftësimin e të rinjve në fushën e TI-së.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

Përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, do të ndihmohen studentët dhe talentet e reja në fushën e TI-së, me ofrimin e mundësisë për përfundimin e kurseve dhe trajnimeve në këtë sektor. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *