KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës miraton ndërtimin e “Qendrës Rezidenciale për Autizëm dhe Aftësi të Kufizuara” në Graçanicë, për çdo lloj moshe

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pesë zonave kadastrale në Graçanicë.

Ministri ka bërë të ditur se kjo është bërë me qëllim të ndërtimit të Qendrës Rezidenciale të Kosovës për autizëm, sindromë down dhe aftësi të kufizuara për fëmijë, të rritur dhe të moshuar.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon distancim nga Moska, Vuçiqi i premton Putinit më shumë bashkëpunim

“Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt dhe stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre”, ka deklaruar Aliu.

Ai ka shtuar se ndërtimi i këtij kompleksi është një hap i rëndësishëm drejt integrimit dhe përkrahjes së të gjithë individëve në nevojë, gjithnjë duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë.

Lexo më shumë  Shoqata e të zgjedhurve vendorë letër Këshillit Evropian: Ndaloni ndryshimin e kufijve të bashkive që do të bëjë Rama

Rruga Press

YouTube player