Lajme

Qeveria e Kosovës konfirmon takimin Kurti-Vuçiq me 4 maj në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me 4 maj ta do ta zhvillojë takimin e tretë më presidentin serb Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës zyrtare të tyre në Berlin.

Në takim me Kurtin dhe Vuçiqin do të jetë edhe përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ky takim do të organizohet pasë takimeve të ndara që Kurti e Vuçiq do t’i kenë më kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Lexo më shumë  Asambleja Parlamentare e NATO-s nis punimet, Kosova në rend dite

“Më 4 maj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të ketë takim bilateral me kancelarin gjerman Olaf Shcolz. Kurse në mbrëmje pritet të ketë takim edhe me Përfaqësuesin e veçantë të BE-së, Miroslav Lajčák, ku i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq”.

Ky pritet të jetë takimi i tretë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zyrtarë të Qatar Development Fund, flasin për përkrahjen e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së

Në shkurt të këtij vitit, kryeministrit Kurti kishte shprehur hapur gatishmërinë për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./kallxo/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *