Qeveria e Kosovës del me reagim për rastin e ambasadorit Berishaj, tregon pse po akuzohet ai
Qeveria e Kosovës, është deklaruar lidhur me skandalin financiar në Slloveni, në të cilin akuzohet se është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se akuzat ndaj ambasadorit Berishaj po bëhen në kuadër të garës elektorale në Slloveni.
Sipas tij, Qeveria është e interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza.
Reagimi i Kryeziut në Facebook:
Ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdeshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër. Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza.
Rruga Press