Lajme

Deti i trazuar, Autoriteti Portual i Durrësit njoftim të rëndësishëm

Deti i trazuar sjell probleme me lundrimin, Autoriteti Portual i Durrësit njoftim të rëndësishëm

Përkeqësimi i motit ka sjellë probleme me lundrimin. Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar së fundmi se trageti i linjës Ankona- Durrës nuk do të mbërrijë sipas orarit të oërckatuar.

Trageti “AF Marina” ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme.

Lexo më shumë  Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Njoftimi i plotë:

Për arsye të motit të paqendrueshëm, trageti i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme(dt.23.4.2022).

Për rrjedhojë, po ky traget(Af Marina), nuk do të kryejë lundrimin sipas itinerarit që kishte planifikuar për mbrëmjen e sotme, por pritet të niset nesër rreth orës 11:00 drejt Barit(Itali).

Ndërkohë do të vijojnë normalisht lundrimin tragetet:

– “Rigel VII” nisje e parashikuar rreth orës 23:00 drejt Barit;

– “AF Claudia” nisje e parashikuar rreth orës 17:00 drejt Ankonës.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

#APD

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *