Lajme

Historia e shtypshkrimit në Shqipëri, ekspozitë në Shkodër në kuadër të Ditës Botërore të Librit

Shkodra është qyteti i parë shqiptar me shtypshkrojë që në vitin 1563. Historia dhe sfidat u prezantuan në një ekspozitë në kryeqendrën e veriut.

Ishte viti 1563, kur Shkodra kishte shtypshkronjën e saj të parë.

Asokohe u shtyp nga Kamilo Zaneti një libër fetar i Shtjefen Shkodranit.

Ky rrugëtim i një historie që e bën qytetin e parë në Shqipëri me shtypshkrojë erdhi me një ekspozitë.

Ekzemplarë të ruajtur deri në ditët tona, si libra, revista, gazeta etj, ju shfaqën publikut.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

“Janë vazhdimisht në vëmendje të publikut që kërkojnë informacion nga këto revista, gazeta. Ne kemi filluar procesin e dixhitalizimit prej vitesh.”

Shtypshkronja e Vilajetit, Eterve Jezuit, Vllaznija, etj.  Plot 13 të tilla ishin një pasuri e paçmuar për vendin.

Një pjesë sollën edhe tekste shkollore, si dhe materiale në gjuhë të huaja.

“Tregojnë një vlerë të pazëvendësueshme të kulturës shkodrane, e cila ka reflektuar në të gjithë hapësirat shqiptare.”

Gjon Serreqi, që zotëron një shtypshkronjë, tregon sfidën e botimeve në kohën digjitale.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

“Mbeten akoma ata të apasionuarit e librit fizik që duan ta mbajnë dhe ta trashëgojnë.”

Ekspozita erdhi në kuadër të ditës botërore të librit./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *