Lajme

Qeveria deklaron se do të vazhdojë ta rrisë mbështetjen për Luginën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim gjatë ditës së djeshme kryetarin e ri të KKSH-së në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mbështetja e Qeverisë për Luginën do të vijojë të rritet konform nevojave të komunitetit shqiptar atje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginë përmes kultivimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në Serbi. Në buxhetin e vitit 2022, Qeveria ka ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, ku përfshihen për herë të parë ndarja e 255 mijë eurove për sigurimin falas të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për 4010 nxënës në Luginën e Preshevës, gjë e cila do të vazhdojë tutje, si dhe janë ndarë 78 grante në vlerën e 1 milion eurove, si dhe përkrahje financiare me bursë në vlerën e 107 mijë eurove për 107 studentë nga Lugina”.

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

“Gjithashtu në mbledhjen e 143-të të Qeverisë u ndanë dhe 17,350 euro për të financuar vizitën e një delegacioni nga Lugina e Preshevës në Parlamentin Evropian, për ngritjen e çështjes së diskriminimit dhe problemeve me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Mbështetja e Qeverisë për Luginën do të vijojë të rritet konform nevojave të komunitetit shqiptar atje”, thuhet në njoftim. 

Lexo më shumë  Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00, kundër dhunës policore ndaj të rinjve

Rruga Press

YouTube player