Lajme

“Qëndrimi i PS për zv.kryeministren, e pritshme”/ Muka: Pjesë e një shfaqjeje që e kemi parë me dhjetëra herë në këto 12 vite

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ishte gazetari Klevin Muka, i cili komentoi qëndrimin e pritshëm të Partisë Socialiste ndaj ministres Belinda Balluku.

Sipas Mukës, mazhoranca do të vijojë ta mbrojë ministren, ndërsa debati tashmë nuk lidhet me faktin nëse do të ketë mbështetje politike, por me argumentet që do të përdoren për ta justifikuar atë.

“Argumentet këtu nuk është se duan shumë logjikë. Kur thuhet se ministrja nuk pezullohet sepse ‘nuk ka kush të firmosë’, kemi të bëjmë me një absurditet. Nuk ka një diskurs me bazë morale apo ligjore, por justifikime të improvizuara.”– u shpreh Muka.

Lexo më shumë  Ministri Gashiani viziton Brezovicën, përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”

Ai e përshkroi situatën si një model të përsëritur ndër vite, ku sipas tij mbrojtja politike ndërtohet mbi çdo lloj arsyetimi të mundshëm, pavarësisht sa i qëndrueshëm është ai.

“Kjo është pjesë e një shfaqjeje që e kemi parë me dhjetëra herë në këto 12 vite. Mund të shpiket çdo gjë për ta mbrojtur. Pyetja është si reagon publiku kur gjithçka relativizohet.”– shtoi gazetari.

Lexo më shumë  Ambasadori i BE-së: BE-ja qëndron në anën tuaj!. Aivo Orav ka zhvilluar takim lamtumirës me Glauk Konjufcën

Muka ngriti shqetësimin se përsëritja e situatave të tilla ka sjellë lodhje dhe indiferencë në opinionin publik. Sipas tij, relativizimi i vazhdueshëm i përgjegjësisë politike rrezikon të ulë standardet e debatit dhe të zbehë reagimin shoqëror. /oranews/

YouTube player