KryesoreLajme

Zulfaj tregon prioritetet e Qeverisë së Kosovës për rrugën drejt BE-së

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Zulfaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të çmuar që Republika e Austrisë i ka ofruar Republikës së Kosovës në etapa të ndryshme të shtet-ndërtimit. Ai theksoi se Austria është partner i rëndësishëm i Kosovës në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Rushiti: Pranova kandidimin vetëm që vendi të dalë nga ngërçi politik

Në takim u diskutua progresi në zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave.

Zulfaj nënvizoi përkushtimin e institucioneve për të siguruar zbatim të qëndrueshëm në përputhje me afatet e përcaktuara.

Zulfaj e konsideroi marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim ndër prioritetet kryesore të qeverisë, në përputhje me progresin e arritur dhe angazhimin e vazhdueshëm për reforma.

Lexo më shumë  Konjufca takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, theksohet bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian

Ambasadori Schnetzer përgëzoi Zulfaj për marrjen e detyrës dhe ofroi mbështetjen e Austrisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

YouTube player