Opinion/Aktualitet

Qëndrimi hibrid i disa vendeve të BE-së ndaj Kosovës

Në politikën ndërkombëtare, konfliktet e interesave dhe qëndrimet hibride ndaj një çështjeje, siç është Kosova, me theks veriu i saj, janë shumë të zakonshme dhe ndodhin për shkak të shumë faktorëve. Disa prej arsyeve që shpjegojnë qëndrimin hibrid të disa vendeve të Europës janë objekt trajtimi në këtë analizë.

Nga Sadri Ramabaja
Në esenë politike të Stefan Reinecke me titull sinjifikativ “Kryelartësia perëndimore” të publikuar në TAZ [Berlin, 5 maj 2023], ndër të tjera ai trajton raportet mes SHBA-ve dhe BE-së në këndvështrimin e interesave gjeopolitike të Unionit Europian.
Për t’i kuptuar këto raporte, ai parashtron nevojën që të rishikohet ambivalenca e Perendimit kur ai qe shfaqur në skenën botërore si “një lidhje midis qendrave të fuqisë SHBA dhe Evropë”. [1]
Me këtë rast ai rikujton se si atëbotë Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Parë Botërore në 1917 në anën e Francës dhe Britanisë së Madhe, pra në anën e demokracive evropiane. Nëdrkaq në vitin 1919, Woodrow Wilson qe bërë presidenti i parë i SHBA-së që shkoi ndonjëherë jashtë vendit, aty ku qe mbarështruar harta politike e Europës së pas Luftës së Madhe.

Transformimi i idealistëve në komunist përballë racizmit perëndimor
Në parathënien e librit të Margeret MACMILLIAN “Paris 1919”, Riçard Hollbruk, konkludon se “Disa nga problemet më të vështira të botës moderne i kanë rrënjët në vendimet e marra direkt pas fundit të Luftës së Madhe. Mes tyre mund të rreshtohen katër luftërat Ballkanike ndërmjet viteve 1991–1999…”
MaCmillian përshkruan në detaje se si Woodrow Wilson kishte udhëtuar për në Evropë me një ide të madhe në bagazhin e tij — të drejtën e popujve për vetëvendosje, e cila synonte të vendoste një rend të drejtë të pasluftës midis Parisit dhe Beogradit.
Ky udhëtim i Wilsonit do të shenonte edhe fillimin e shekullit amerikan. Por ky marsh pati edhe stacionet e tij.
Në mbarim të Lufëts së Dytë Botërore, nën matricën ideologjike të luftës kundër komunizmit dhe përfshirjes së Europës nën zonën e influencës së BRSS-së, po fillonte Lufta e Ftohtë, që do të zgjasë plot pesë dekada. Faza pasuese do të shenjojë triumfin e demokracisë liberale mbi komunizmin e tipit rus. Ndërkaq fillimi i shkërmoçjes së ish Jugosllavisë, do të shenjonte hapin gjigant të largimit të influencës ruse nga Europa Juglindore. Ky objektiv strategjik i SHBA-ve, do të arrihet sidomos me luftën në Kosovë dhe intervenimin e NATO-s.
Le të kujtojmë se, qysh në vitin 1998, në librin e tij “The Grand Chessboard: Primacy American and Its Geostrategic Imperatives,” [2] Zbigniew Brzezinski i kishte bërë thirrje Uashingtonit të përdorte “momentin unipolar” për të ndjekur qëllimet e tij në mbarë botën dhe për të forcuar pozitat e tij për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara ishin në gjendje ta bënin këtë për shkak të epërsisë së tyre. Këtë mundësi ato nuk e lëshuan, madje as në Ukrainë.
Stadi aktual karakterizohet me përballjen e Perendimit me Rusinë, që po rikthen “Perden e hekurt” mes Perendimit dhe Lindjes, kësaj radhe, nën matricën e luftës së demokracive kundër diktaturave.
Rezultatet e samitit të NATO-s në Vilnius në kontekstin më të gjerë gjeopolitik, do të nënvizoj kryeredaktori i portalit të specializuar kroat për gjeopolitikë [geopolitika news], Zoran Meter, në Vilnius u shpërfaq përfundimi i rrethit “evolucionar” të Aleancës së Atlantikut të Veriut, më saktë kthimi i tij në pikën fillestare – nga viti 1949 tek roli për garantimin e sigurisë së Evropës në kontekstin e fjalimit të Churchillit, pra tek ulja e të famshmes “Perde e Hekurt”.”[3]
Në fillimin e shekullit amerikan popujt e shtypur, kolonitë gjithandej, ishin entuziastë për idenë e Wilson-it që tani e tutje njerëzit duhet të vendosin vetë për fatin e tyre. Por, ata do të mbyten shpejt në pellgun e zhgënjimit të ashpër. Sidomos popujt që vazhdonin të ishin tutje koloni e europianëve: Indianët dhe vjetnamezët, egjiptianët, koreanët dhe kinezët.
Bashkë me ta, në mos dyfish më shumë se ata, të zhgënjyer do të ngelin edhe shqiptarët, sidomos ata që kishte vite që i nënshtroheshin shfryëtzimit të shumëfishtë kolonial të Serbisë.
Le të rikujtojmë se, pushtimi i trojeve shqiptare — Kosovës dhe viseve shqiptare në Maqedonin e Veriut [Vilajeti i Manastirit], që para rënies së Perandorisë Osmane ishin pjesë e Vilajetit të Kosovës me qendër Shkupin, , do të përfshihen brenda territorit të zgjeruar të Serbisë, përfshi edhe Sanxhakun e Novi Pazarit [1913]. Po fillonte kështu agsholi i shekullit të robërisë së pothuajse gjysmës së kombit shqiptar dhe fillimi i kolonializimit të kësaj hapësire me serb dhe popuj tjerë sllav.
Më heret [1878] ishte pushtuar Toplica, balli i Shqipërisë kundër mësymjeve shekullore serbe, e që kishte pak më shumë hapësirë se sa ka sot Kosova.
Kjo furtunë e zhvendosjes së sllavëve në hapësirën shqiptare po shoqërohej me shpërnguljen masive të shqiptarëve për Turqi dhe shkombëtarizim masiv, sidomos të elementit ortodoks shqiptar.
Ky ekspansion serb në dëm të gjegrafisë së shqiptarëve nuk bëhej pse “Rilindja jonë nuk paska pas qëllim politik”[4] siç trumpeton një shkrimtar yni me dije të cekta në lëmin e historisë së mendimit politik, por pikërisht se fuqitë e kohës për interesa gjeopolitike kishin vendosur të mbështesnin shtrirjen e Serbisë në jug, në dëm të shqiptarëve.


Vetëvendosja si koncept i mbrojtur në Konferencën e Parisit [1919] nga presidenti amerikan Woodrow Wilson, rezultoi se ishte rezervuar vetëm për evropianët e bardhë, duke përjashtuar në këtë kuadër shqiptarët, jo për banorët e kolonive evropiane.
Në vitet pasuese, pas asaj konference, përplasja mes dy koncepteve të kohës: Fashizmit dhe Komunizmit do të thellohej edhe më shumë. Koketimi i liberalëve perendimor me fashizmin do t’i shtyjë shumë idealistë shqiptarë properendimor dhe në shpirt liberal, të transformoheshin në komunist ose të rreshtoheshin pas tyre.
Ky lloj rirreshtimi ndërkohë kishte marrë përmasa planetare. Transformimi i idealistëve aziatikë properëndimorë në komunistë, siç ka treguar publicisti Pankaj Mishra, është i vështirë për t’u kuptuar për racizmin perëndimor. I tillë, tepër i vështirë, për idealstët shqiptar properendimor e liberal, është për t’u kuptuar edhe “mirëkuptimi” që po tregon sot një lagje e diplomacisë perendimore ndaj projekteve ekspansioniste të Beogradit.
Si të kuptohet sot transformimi i një lagjeje të liberalëve perendimor në avokatë të interesave të Serbisë, në dëm të interesave jetike të shqiptarëve [Veriu i Kosovës është interesi jetik për Republikën e Kosovës], nëse ky transfomim nuk ka për bazë albanofobinë irracionale?!

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Disa nga arsyet që shpjegojnë motivet e qëndrimit hibrid
Në politikën ndërkombëtare, konfliktet e interesave dhe qëndrimet hibride ndaj një çështjeje, siç është Kosova, me theks veriu i saj, janë shumë të zakonshme dhe ndodhin për shkak të shumë faktorëve. Disa prej arsyeve që shpjegojnë qëndrimin hibrid të disa vendeve të Europës ndaj Kosovës , jo vetëm të pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Republikës [Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro] janë:

  1. Ndikimi i marrëdhënieve ndërkombëtare: Kosova vazhdon të trajtohet padrejtësisht si çështje e ndërlikuar edhe pas çlrimit të saj kolonial të gjatë nga Serbia. Ajo ndodhet në kufirin e ndikimit të shumë fuqive të mëdha dhe vendeve të tjera të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Disa prej tyre kanë marrëdhënie të ngushta historikisht me Serbinë dhe kjo ndikon në qëndrimin e tyre ndaj Kosovës. Në këtë kuadër do shikuar e gjykuar sidomos qëndrimi i Francës edhe në procesin e krijimit të të ashtuquajtuërs “çështje e verit” të Kosoëvs dhe dislokimin e trupave franceze në veriun e Kosovës fill pas luftës [qershor 1999] dhe ndarjen e zonave mes fuqive të NATO-s.
  2. Marrëdhëniet e vendeve me Serbinë: Kosova për 87 vjet rresht ishte koloni e Serbisë. Ky fakt nuk është njohur as nga politika e fatkeqësisht as nga shkenca perendimore. Përkundrazi, okupimin e Kosovës në tetor të vitit 1913, Serbia ia kishte arritë ta imponoj, përmes propagandës së fuqishme, si çlirim nga Perandoria Osmane.
    Për plot 87 vjet Kosova ka pasur një histori të tensionuar me Serbinë, dhe ndarja e saj nga Serbia ka qenë një çështje e ndjeshme. Vendet që kanë marrëdhënie të ngushta me Serbinë mund të konsiderojnë Kosovën si një çështje e cila mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre me Serbinë dhe të kenë një qëndrim hibrid për të shmangur konflikte të mëtejshme.
  3. Mosnjohja nga disa vende: Disa vende të Europës, pesë sosh, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për shkaqe të ndryshme, duke përfshirë qëndrimet politike, interesat kombëtare, dhe përkrahjen e Serbisë. Kjo ndikon në qëndrimin e tyre hibrid ndaj Kosovës, pasi ata ende hezitojnë ta njohin Kosovën si një shtet të pavarur, por gjithashtu nuk e neglizhojnë plotësisht prezencën dhe rolin e saj në rajon. Në këtë rrafsh qëndrimi i Greqisë është më specifiku.
  4. Dilemat morale dhe interesat gjeopolitike: Siç u diskutua më parë, konflikti midis moralit publik dhe gjeopolitikës mund të shkaktojë qëndrime të ndryshme ndaj Kosovës. Disa vende mund të ndihen se po rrëshqasin në mënyrë të drejtpërdrejtë në terrenin kundër vlerave morale të vetë BE-së, rrjdhimisht edhe të Kosovës, por gjithashtu ndjejnë se janë të përfshira në qerthullin e interesave gjeopolitike që i përafrojnë ato më shumë me Serbinë dhe rrjedhimisht, gjykojnë ata, edhe me rajonin.
  5. Ndikimi i faktorëve të brendshëm dhe tensioneve: Tensionet etnike, pavarësisht se janë të stisura nga Serbia dhe të kontrolluara përherë nga Beogradi, por edhe tensionet politike të brendshme në Kosovë, ndikojnë në qëndrimet e vendeve të Europës ndaj saj. Këto tensione, sidomos ato politike, mund t’i shërbejnë jo vetëm Serbisë, por edhe disa prej pesshes që nuk e njeh ende pavaërsinë e Kosovës, si burim gjoja shqetësimi për të ardhmen e minoritetit serb, duke i bërë ata të shprehen plot rezerva dhe “kujdesë” në qëndrimet e tyre ndaj Kosovës.
    Këto janë disa nga arsyet e qëndrimit hibrid të vendeve të Europës ndaj Kosovës. Është e rëndësishme të theksohet se politika ndërkombëtare është e ndërlikuar dhe ndikohet nga shumë faktorë, dhe ndonjëherë qëndrimet e vendeve mund të jenë të ngatërruara dhe të përplasen me njëra-tjetrën.

Kur mitologjia ekspanzive shndërrohet në faktografi historike
Apologjetët e Serbisë në perendimin e somnabulosur sot gjykojnë sikur në ato katër luftra në përmbyllje të shekullit 20-të në këtë hapësirë të mos kishte ndodhur asnjë gjëmë! Pse ndodhë ky fenomen?
Për më tepër, rasti i Kosovës sot tregon se Perëndimi sikur ka harruar arsyet reale pse qe detyruar të ndërhyjë NATO në pesdhjetvjetorin e egzistencës së saj pikërisht në Kosovë, duke bombarduar Serbinë plot 78 ditë rresht.
Nëse atëbotë përputheshin vlerat e perendimit dhe të drejtat e njeriut me interesat e veta për ndërhyrje dhe ndalim të gjenocidit serb – të dytin me radhë pas atij që e kishte konsumuar në Bosnjë, ky qëndrim aktual pro aneksimit të butë të veriut të Kosoëvs përmes imponimit të Asociacionit të Komunave Serbe si stacion i ndërmjetmë, e minon tërësisht idenë zanafillore të vet e Perëndimit për të drejtën e popujve për vetëvendosje. Me këtë qëndrim Perendimi sikur kthehet në origjinën e vetë: përzien ndjenjën civilizuese të misionit dhe politikës së interesit të papërpunuar, duke tumirë imperializmin serb të shekullit të 19-të!
Në veçanti, Vuçiqi dhe propaganda serbe, përfshirë edhe propagandën e Kishës, vazhdimisht përdorin klishe surreale anti-shqiptare që kullojnë lumë urrejtje për të konsoliduar sundimin e tyre. Kjo propagandë është produkt i mitologjisë ekspanzive serbe mbi Kosovën, madje shumë efektive, që ia ka arritur të shndërrohet dhe imponohet si faktografi historike. Si e tillë ajo është prezente në qarqet akademike gjithandej në Perendim.
Ky fakt vazhdon të jetë çështje komplekse që kërkon vëzhgim të shumë aspekteve të historisë, kulturës dhe politikës, dhe kërkon të bazohet në burime të dokumentuara dhe të verifikueshme.
Në rastin konkret mitologjia është përdor dhe po përdoret në kontekstin politik për qëllimet e ekspansionit serb edhe në shekullin 21. Një nga themelet e doktrinës serbe, jo vetëm ushtarake, është parimi stalinist i “maskirovkës”, ose përdorimi i mashtrimeve dhe mohimeve të ndryshme për të maskuar qëllimet e tyre të vërteta, do të shprehej për këtë situatë absurde George Friedman. “Maskirovka” nuk funksionon gjithmonë, por kur funksionon, mund të transformojë krejtësisht një betejë, madje edhe një luftë.[5]
Përdorimi i mitologjisë dhe historisë në kontekstin politik nuk është fenomen i ri për politikën serbe; ai ka shtrirje në kohë dhe hapësirë. Politika zyrtare serbe që nga krijimi i shtetit modern serb [1878] e ka përdor mitologjin, sidomos mitin serb për Kosovën, për të arsyetuar ekspansionin dhe për të krijuar një identitet kombëtar më të fortë ose për të përhapur një version të përshtatshëm të historisë që arsyeton politikat ekspansioniste me qëllim që të përmbushin synimet politike. Përdorimi i mitologjisë, në rastin konkret, shkon kundër versionit të pranuar nga shumica e studiuesve dhe historianëve të pavarur.
“Sipas historisë mitike të serbëve, ajo që ka ndodhur në Kosovë më 1912, ka qenë një akt içlirimit, që shpëtoi një popull nga sundimi i huaj kolonial. […] Serbët kurrë nuk do ta kuptojnë dot natyrën e problemit të Kosovës, në qëftë se nuk pranojnë, pikë së pari, se territori ipushtuar më 1912, kishte pasur që më parë një shumicë të popullatës joserbe, dhe, së dyti, se përvoja e një sundimi të huaj dhe kolonial është pikërisht ajo çka i ka imponuar me dhunë Serbia shumicës së popullatës gjatë këtyre 85 vjetëve të fundit”[6], konkludon Neol Malkolm, histoiani britanik.
Mirëkuptimi ndaj mitit serb për Kosovën, siç dëshmohet edhe gjatë gjithë kësaj dekade që shenjon “dialogu” mes Kosovës dhe Serbisë [2013–2023], vetëm sa i ka rritur dozat e standardeve të dyfishta të Perëndimit.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Përfundim
Në dy vitet e fundit, presidenti serb Aleksander Vuçiq ka ndjekur dy qëllime kryesore në lëmin e politikës dhe sigurisë në raport me Kosovën: zvarritjen e arritjes së marrëveshjes që në qendër do të kishte njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ndalimin e rrumbullaksimit të procesit të aderimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në NATO.
Për shkak të luftës në Ukrainë, regjimi i Vuçiqit ia ka dalë që të ketë sukses në këtë plan.
Sidoqoftë me zgjerimin e NATO-s në veri – anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, aleanca transatlantike i është afruar edhe më shumë objektivit për ta futur në rreth Rusinë, aleaten e Serbisë, ndërkaq rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, nënkupton edhe fillimin e presionit të shtuar ndaj Serbisë për ripozicionim të qartë geopolitik.
A do të thotë kjo se Vuçiqi do të mund të pres tutje fundin e luftës në Ukrainë, që të ketë mundësi më të mëdha për manovrim?
Një segment me rëndësi në rrafshin e mendimit gjeopolitik (përveç vazhdimit të përballjes me Rusinë) që rezulton nga samiti në Vilnius, është rikthimi i vëmendjes së NATO-s drejt Ballkanit Perendimor. Ky rikthim gradual dhe sidomos cilësimi i Europës Juglindore si zonë e interesit jetik, është gjithësesi ogur i mirë. Ballkani Prendimor si segment i interesit jetik për Perendimin, do të mund të cilësohej tërësisht i rikthyer, respektivisht i përmbushur në rrafshin gjeopolitik, vetëm me integrimin e plotë të të tij në strukturat euroatlantike.
Hapi i parë që kërkohet të bëhet në kët plan, është antarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO.
Perëndimi në këtë përpjekje për ta korigjuar “gabimin” e tij me rastin e coptimit të hapësirës shqiptare [1913] dhe më pas edhe në fillet e Luftës së Ftohtë, kur pjesën dërmuese të Ballkanit Perendimor ia kishte lënë nën kontroll Rusisë, duke insistuar ta inkorporoj me çdo çmim Serbinë brenda ombrellës së sigurisë së NATO-s, po e përsërit të njejtin gabim që kishte bërë me Jugosllavinë e Titos.
Kontributi i Kosovës në procesin e rishikimit të kësaj strategjie të Perendimit, gjithësesi se do të vlerësohet. Por a mund të realizohet ky interes jetik i Perendimit duke vazhduar të trajtohet kështu si po trajtohet Serbia sot?
Largimi i Rusisë nga Serbia, nuk bëhet dot duke joshur Serbin me zgjerim të hapësirës së tyre tutje në dëm të shqiptarëve. Por as edhe në dëm të Malit të Zi tashmë intipedent.
Nëse Serbia dëshiron të ketë një të ardhme europiane, ka ardhur koha që ajo të reflektojë thellë dhe të përmbajë mendjemadhësinë e saj. Pozicionimi i qartë i SHBA-ve dhe BE-së ndaj Serbisë, do ta ndihmonte në këtë plan.


  1. https://taz.de/US–und-EU–Geopolitik/!5929888/
  2. Brzezinski 2004.
    [https://www.znf.uni-hamburg.de/media/documents/peacebuilding/ws2015-2016/pradetto-2014-12-12.pdf]
  3. https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-tjedna-analiza-ruski-analiticari-predvidaju-jos-najmanje-2-godine-rata-nato-drzi-eu-za-gusu-zelenski-nervozan/
  4. Dieter Thome, Warum Demokratien Helden brauchen, 2019
  5. Shih: George Friedman: https://geopoliticalfutures.com/considering-maskirovka/?utm_source=GPF+Free+Newsletter&utm_campaign=ad43b46275-20230726_FL_Weekly&utm_medium=email&utm_term=0_f716b3bf65-ad43b46275-265229546&mc_cid=ad43b46275&mc_eid=130ea50dac
  6. Neol Malcolm, Kosova — Një histori e shkurtër, Prishtinë/Tiranë, 2001, f. 372

Rruga Press

YouTube player