Lajme

Ministrja Hajdari: Nuk është bërë asgjë më shumë e më pak, sesa zbatim i ligjit të Republikës së Kosovës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka mbajtur sot një konferencë për medie, ku foli për rastin e pezullimit të licencave për disa biznese, në këtë rast edhe për Klan Kosovën.

Me fillim të fjalës së saj, ministrja Hajdari u ndal në pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës, ndërsa u shpreh se e di shqetësimin e gazetarëve dhe punonjësve medial, por premtoi se ky veprim nuk nënkupton cenim të fjalës së lirë.

Ajo tha se në këtë rast nuk është bërë asgjë më shumë e më pak sesa zbatim i ligjit të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Krasniqi: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin, sinjal i keq për komunitetet joshumicë

Ministrja Hajdari foli për bizneset që kanë bërë shkelje ligjore, e të cilat u bënë të ditura nga Ministria të hënën.

Ndryshe, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka themeluar Komisionin për riverifikim të dosjeve të bizneseve të regjistruara, në veçanti të atyre me dokumente të dyshimta me emërtime antikushtetuese.

Lexo më shumë  Rrustemi: LVV e gatshme për zgjedhje të parakohshme, do t’i fitojmë mbi 51 për qind

Sipas njoftimit që e ka bërë ministrja Rozeta Hajdari në Facebook, mes 660 dosjeve të rishqyrtuara, 48 sosh kanë rezultuar me emërtime kundërkushtetuese, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, ARBK ka filluar  hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese”, ka shkruar Hajdari.

Rruga Press

YouTube player