ArgumentKryesore

Putini uron presidentit e sapozgjedhur në Shqipërisë. A po sheh Kremlini terren në Shqipëri?

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në një postim nga Ambasada ruse në Shqipëri, thuhet se Putini i ka uruar shëndet dhe suksese z. Begaj në detyrën e tij më të lartë shtetërore.

“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, shkruhet në reagimin e ambasadës ruse në Shqipëri.

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë

Ky urim, vjen në kohën kur Rusia është duke bërë krime lufte, ndërkohë që synon pushtimin e Ukrainës. Patjetër që ky urim duhet të na shqetësojë, sepse duhet lexuar në kuadër të luftës që po ndodh, jo thjesht për territor fizik, por edhe për territor diplomatik, ku me sa duket, për Putinin Shqipëria u konsideroka vend që ka potencial për raporte, sado minimale, mes qeverisë së Kremlinit dhe qeverisë së Shqipërisë. A nuk është Ballkani i Hapur sinjali që tregon se qeveria e Shqipërisë, edhe në këto kohë të pushtimeve dhe krimeve të luftës ruse, nuk e ka problem të marrë pjesë në projekte ruso-serbe për Ballkanin që vijnë si yëvendësime për ambicien e antarësimit në Bashkimin Evropian?

Lexo më shumë  Tentoi të hyjë ilegalisht një serb në Kosovë, ndalohet nga policia

Urimi i Putinit mund të lexohet si terren që i shtrohet Kremlinit prej pjesëmarrjes së Shqipërisë në projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Pse Putini mos ta shohë aleat potencial Shqipërinë, kur qeveria e kësaj të fundit ndjek linjën e tij gjeopolitike në Ballkan?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *