Bota

Putini takohet me Xi Jinping,forcon marrëdhinet me Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin vlerësoi të premten marrëdhëniet e ngushta “të paprecedentë” me Kinën, teksa u takua me homologun e tij kinez Xi Jinping në Pekin, disa orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Të dy udhëheqësit po kërkojnë të projektojnë veten si një kundërpeshë ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj, ndërsa Kina tregon gjithnjë e më shumë mbështetje për Moskën në mosmarrëveshjen e saj me Ukrainën, që kërcënon të shpërthejë në konflikt të armatosur.

Prania e Putinit e bën atë të ftuarin e profilit më të lartë në Lojërat e Pekinit pas vendimit të SHBA-së, Britanisë dhe të tjerëve për të mos dërguar zyrtarë në shenjë proteste ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Kina dhe trajtimit të ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane.

Lexo më shumë  Si po përgatit Kina ekonominë e saj për luftë me Perëndimin

Putin tha se lidhjet me Pekinin ishin një shembull “i denjë”, pasi televizioni rus tregoi fjalët e tij hyrëse.

“Marrëdhëniet po zhvillohen në një mënyrë progresive me një frymë miqësie dhe partneriteti strategjik. Ata janë bërë vërtet të paprecedentë. Është një shembull i marrëdhënieve dinjitoze që mbështesin zhvillimin e ndërsjellë”, ka thënë Putin.

Aitheksoi lidhjet e ngushta ekonomike, duke përfshirë një kontratë të re për të furnizuar Kinën me 10 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia lindore.

Rusia ka qenë prej kohësh një furnizues kryesor i naftës, gazit dhe qymyrit për ekonominë masive të Kinës, tani e dyta më e madhe në botë, së bashku me lëndët ushqimore dhe lëndët e tjera të para.

Lexo më shumë  OKB: Afër gjysmë milionë palestinezë janë zhvendosur për shkak të luftimeve në Rafah dhe veri të Gazës

Diskutimet shënojnë takimin e tyre të parë personal që nga viti 2019 dhe vijnë teksa Kina dhe Rusia përafojnë gjithnjë e më shumë politikat e tyre të jashtme dypalëshe dhe në organizmat botërorë si Kombet e Bashkuara, në kundërshtim me bllokun e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësit e pesë vendeve ish-sovjetike të Azisë Qendrore, të cilat kanë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, të gjithë ndoqën shembullin e Putinit dhe po marrin pjesë, së bashku me shtetet e tjera që kanë interesa politike dhe ekonomike me Pekinin.

Rruga Press

YouTube player