Bota

Putini: ‘Mobilizimi i pjesshëm’ do të përfundojë brenda dy javësh, 220 mijë rezervistë janë thirrur

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të premten se ai besonte se “mobilizimi i pjesshëm” i rezervistëve të ushtrisë, i urdhëruar muajin e kaluar do të përfundonte brenda dy javësh, duke rritur forcën luftarake të Rusisë.

Pas një samiti në Kazakistan të premten ai tha se gjithsej 220 mijë rezervistë do të thirreshin, ndryshe prej shifrës 300 mijë që ishte raportuar fillimisht.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Një total prej 33 mijë prej tyre thuhet se janë tashmë në njësi ushtarake, dhe 16 mijë janë të përfshirë në operacionin ushtarak në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet nga mediet e huaja, Putin gjithashtu tha të premten se çdo përplasje e drejtpërdrejtë e trupave të NATO-s me Rusinë do të çonte në një “katastrofë globale”.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.

Lexo më shumë  E implikuar në transferimin e armëve, anija e sanksionuar ruse ankorohet në Kinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *