Bota

Bërnabiç pranon se Rusia po kryen agresion, por gjithsesi nuk do vendosin sanksione

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç deklaroi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është agresion dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare, por mbetet e qëndrimit se sanksionet nuk janë përgjigja dhe zgjidhja më e mirë.

Bërnabiç tha se presioni ndaj Beogradit do të vazhdojë sërish për këtë çështje.

“Jam e sigurt se do të kemi shumë biseda të tjera dhe është një temë e domosdoshme, gjatë çdo takimi që kemi me vendet anëtare të BE-së dhe me vetë BE-në, si dhe me Delegacionin e BE-së në Serbi. Unë i qëndroj qëndrimit tonë, sanksionet kundër Rusisë nuk janë në interesin më të mirë kombëtar të Serbisë, gjithashtu nuk janë diçka që populli ynë e mbështet, sepse ishte objekt i sanksioneve dhe ne e dimë se sa vuajnë njerëzit”, theksoi ajo.

Lexo më shumë  Shkarkimi i Escobarit, Bugajski: Koha që ShBA-ja të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Ditën e djeshme, Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi raportin për strategjinë e re të zgjerimit.

Përmes këtij raporti kërkohet që procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në bllokun evropian, por edhe dhënia e fondeve të BE-së, të kushtëzohet me mbështetjen e Beogradit për sanksionet ndaj Moskës.

Serbia vazhdon të ngelet vendi i vetëm në Evropë, bashkë me Bjellorusinë, që nuk i vendos sanksione Rusisë.

Lexo më shumë  Gjermania tërheq të dërguarin e saj në Rusi pas një sulmi kibernetik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *