Bota

Putini kërcënon sërish: Nëse ShBA-ja i dërgon raketa me rreze të gjatë Ukrainës, atëherë…

Presidenti rus Putini ka paralajmëruar sërish ShBA-në se do të shtojnë intensitetin e sulmeve nëse do të furnizojnë me raketa me rreze të gjatë Ukrainën.

Putini tha se furnizimi me armë në Ukrainë s’ishte diçka e re, por ama, konfirmoi se do të kenë reagim më të ashpër nëse këto furnizime vijojnë pambarimisht, raportoi televizioni Rossiya-1.

Lexo më shumë  Lojtarët e Irlandës refuzojnë të shtrëngojnë duart me skuadrën e Izarelit

Kujtojmë që sulmet ruse janë përqendruar tashmë në pjesën lindore të Ukrainës, më konkretisht në Donbas.

Analistë të shumtë të luftës thonë se Rusia tanimë po tenton të korrë fitore në Lindje, për ta cilësuar si të suksesshëm ofensivën në Ukrainë në sytë e popullit.

Ndërkohë, gjatë të dielës janë regjistruar sulme edhe në Kiev, i cili prej më shumë se një muaji nuk kishte shënuar asnjë incident të luftës.

Lexo më shumë  Skandali financiar trazon Turqinë, nënkryetarja e AKP-së jep dorëheqjen pas akuzave për transaksione me aksione

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *