Lajme

Putini ka aftësi të provokojë një luftë tjetër në Evropë – Perëndimi duhet ta ndalojë ndezjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë

Incidentet e fundit “alarmante” në Ballkan janë dëshmi e kërcënimeve në rritje të rusëve në rajon – dhe aftësisë së Vladimir Putinit për të provokuar potencialisht një tjetër front në Evropë, thonë ekspertët.

Duke shkruar në revistën “Foreign Affairs”, oficeri në pension i inteligjencës amerikane, David Shedd dhe Ivana Stradner, e cila studion strategjitë e sigurisë dhe doktrinat ushtarake të Rusisë, thonë se Perëndimi duhet të parandalojë presidentin rus që të ndezë konfliktin e gjatë midis Kosovës dhe Serbisë.

Në muajin shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dëshmitar të grumbullimit “të paprecedentë” të trupave serbe në kufirin e Kosovës mes tensioneve në rritje në rajon – një lëvizje që Shedd dhe Stradner e cilësojnë një “zhvillim alarmues”.

Kjo pasoi një përleshje midis 30 serbëve etnikë të armatosur rëndë dhe një patrulle policie në Kosovë, e cila la të vdekur katër persona.

Ka “shumë indikacione se këto incidente shkojnë përtej tensioneve të njohura që vazhduan në vitet e kaluara. Këto incidente tregojnë gjithashtu kërcënimin në rritje që Rusia, partneri i Serbisë, po paraqet për rajonin”, thuhet në artikull.

Lexo më shumë  Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” – pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Shedd dhe Stradner shkruajnë gjatë për marrëdhëniet ruso-serbe dhe pse Moska do t’i gëzohej ndezjes së serishme të një konflikti historik shqiptaro-serb, shkruan skynews.

Këtu janë pikat e tyre kryesore:

Rritja e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës – e cila shpalli pavarësinë në 2008 – “stresojnë burimet e NATO-s dhe minon fuqinë e SHBA-së në Evropë” – diçka që Putini do ta konsideronte si të favorshme për Rusinë;

Një luftë tjetër në Evropë do të thotë se Perëndimi do të ketë më pak fuqi për ta ndihmuar Ukrainën.
Një konflikt në zgjerim dhe për rrjedhojë një tjetër shpërqendrim nga qëllimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë do të ishte një “dhuratë edhe më e madhe për Putinin”;

Putin dëshiron “ta kthejë Moskën në negociatorin e vetëm të besueshëm të konfliktit të Ballkanit – duke i dhënë Kremlinit levë mbi fuqitë perëndimore”;

Lexo më shumë  Ministria e Financave: Qeveria me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq – i cili ka thelluar lidhjet me Rusinë që nga fillimi i luftës – gjithashtu “përfiton politikisht nga kaosi në Ballkan, i cili e ndihmon atë të justifikojë rëndësinë e tij politike dhe të ketë gjithçka nën kontroll”;

Vuçiq ka nevojë për ndihmën e Putinit për të pasur sukses – vendi i tij përfiton nga energjia e lirë ruse ndërsa Beogradi dhe Moska gjithashtu kanë “forcuar bashkëpunimin e tyre ushtarako-teknik”;

Rusia ka nxitur tensionet midis Serbisë dhe Kosovës duke vendosur billborde me deklarata solidariteti me Serbinë dhe duke shpërndarë propagandën serbe në mediat e saja;

Putin argumenton pa bazë se aneksimi i territoreve të Ukrainës justifikohet me pavarësinë e Kosovës;

Perëndimi duhet të ndalojë së “ledhatuari” Vuçiqin dhe NATO duhet të “krijojë një koalicion, në krye me Shtetet e Bashkuara, që mund të bëjë presion me sukses ndaj Beogradit dhe Moskës për të ndalur promovimin e jostabilitetit politik”.

Rruga Press

YouTube player