Bota

Ia mësynë pozicioneve ukrainase, gabohen rëndë rusët – tanket e tyre hidhen në erë nga minat dhe sistemi raketor HIMARS

Tanket ruse janë shkatërruar nga minat ukrainase dhe sistemi raketor amerikan HIMARS që u përdor nga ushtarët e Volodymyr Zelensky, derisa trupat e Vladimir Putinit tentuan të kryejnë një sulm në afërsi të Krasnohorivka.

Ukrainasit arritën të shkatërrojnë disa mjete të blinduara dhe tanket e rusëve, që ia kishin mësyrë pozicioneve të tyre në afërsi të qytetit të Donetskut.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Brigada e 45-të ukrainase ishte ajo që arriti  të përgatit sulmin që i kushtoi shumë shtrenjtë rusëve, duke iu shkatërruar tanket dhe mjetet e tjera të blinduara.

Ata fillimisht u futën në fushën që e kishin minuar ukrainasit, dhe derisa po lëviznin disa prej tyre shkelën në minat anti-tank.

E ato  tjerat që i mbijetuan minave, u goditën me sistemin raketor amerikan HIMARS, që u është dhënë ukrainasve si donacion nga SHBA-të.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Beteja u zhvilluar në Krasnohorivka në veri të Vuhledarit, një qytezë që kontrollohet nga ukrainasit. Rusët kishin menduar se do t’i zënë në befasi ukrainasit, por e kishin shumë gabim.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player