Bota

Putini i kufizon mediat para zgjedhjeve

Rusia ka vendosur masa kufizuese ndaj mediave, pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ka raportuar TheGuardian të martën. Presidenti Vladimir Putin i miratoi masat kufizuese mbi mbulimin mediatik, derisa zgjedhjet pritet të mbahen në mars të 2024-s.

Sipas amendamenteve të miratuara, vetëm gazetarët e punësuar kontraktualisht nga mediumet e regjistruara do të lejohen t’i mbulojnë mbledhjet e komisioneve zgjedhore, duke i ndaluar potencialisht gazetarët e pavarur.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Ndryshimet përfshijnë edhe ndalimin e çdo mbulimi të veprimeve në bazat ushtarake ose në zonat nën ligjin ushtarak, pa lejen paraprake të autoriteteve shtetërore.

Putin, që e ka drejtuar Rusinë për 24 vjet, pritet të kërkojë edhe një mandat të ri gjashtëvjeçar. 71-vjeçari s’ka konfirmuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje, duke thënë se do ta njoftojë këtë vetëm pasi parlamenti të caktojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve.

Lexo më shumë  Ish -sekretari Rasmussen, NATO duhet të përdorë mbrojtjen e saj për të zmbrapsur sulmet ruse në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player