Lajme

Në takimin e ministrave në Bruksel, ministrja Gërvalla kërkoi qëndrim më të qartë nga BE-ja për sulmin në Banjskë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar reagim dhe qëndrim më të qartë të Bashkimit Evropian ndaj aktit të agresionit të Serbisë dhe dënimin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Këtë kërkesë ajo e ka bërë teksa ka marrë pjesë në takimin e përbashkët me ministrat e jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në fjalën e saj, Ministrja Gërvalla theksoi nevojën e reagimit dhe qëndrimit më të qartë të Bashkimit Evropian ndaj aktit të agresionit të Serbisë dhe dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MPJD-së.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Në prag të këtij takimi, Gërvalla po ashtu ka takuar grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të cilin e përbëjnë shtetet si Austria, Kroacia, Çekia, Italia, Greqia, Sllovenia dhe Sllovakia.

“Në këtë takim, Ministrja Gërvalla theksoi nevojën për një bashkëpunim më të fortë dhe ndihmë konkrete për rajonin në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Ministrja paraprakisht bëhet e ditur se ka pasur takim edhe me Ministrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Letonisë, me ç ‘rast ka diskutuar për situatën e sigurisë, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale në mes vendeve. 

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Rruga Press

YouTube player