Bota

Putini ultimatum: Pranoni kushtet tona, ose…

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Kievin se duhet të pranojë shpejt kushtet e Moskës ose të përgatitet për më të keqen, duke shtuar se Rusia e ka rifilluar operacioni  e saj ushtarak në vend.

Duke folur në një takim me drejtuesit e parlamentit rus të kontrolluar nga Kremlini, Putini akuzoi aleatët perëndimorë për nxitjen e armiqësive, duke akuzuar se “Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit”.

Lexo më shumë  Studentët belgë e holandezë në protesta, kërkojnë t’i jepet fund luftës në Gaza

“Është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se po shkon në atë drejtim”, shtoi ai.

Putini deklaroi se Rusia ishte e gatshme të ulej për bisedime për t’i dhënë fund luftimeve, duke thënë se “ata që refuzojnë ta bëjnë këtë duhet të dinë se sa më shumë të zgjasë, aq më e vështirë do të jetë për ta të bëjnë një marrëveshje me ne”.

“Ne po dëgjojmë se ata duan të na mposhtin në fushën e betejës, le ta provojnë”, tha Putini.

Kremlini ka kërkuar më parë që Kievi të njohë sovranitetin rus mbi Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014, si dhe të njohë pavarësinë e rajoneve separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *