Bota

Nis “jozyrtarisht” gara për zëvendësimin e Johnsonit

Gara për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kryeministrit britanik ka filluar jozyrtarisht.

Johnson, të enjten, ka dhënë dorëheqje si lider i Partisë qeverisëse Konservatore, ndërsa ka thënë se do të mbetet kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi i tij.

Tom Tugendhat është deputeti i fundit konservator që ka shfaqur interesimin për lidership, duke iu bashkuar në këtë ambicie prokurores së përgjithshme, Suella Braverman, dhe deputetit Steve Baker.

Plani për zgjedhjen e kreut konservator do të konfirmohet javën e ardhshme, ndërsa kryeministri i ri pritet të zgjidhet deri në shtator.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Johnsoni ka dhënë dorëheqje pas një sërë skandalesh etike në qeverisjen e tij.

Së voni, ka pasur akuza se Johnsoni ka mashtruar publikun në lidhje me sjelljen e papërshtatshme seksuale të një ligjvënësi konservator, për të cilën është thënë se ka qenë në dijeni.

Përpara dorëheqjes së tij, gati 60 deputetë konservatorë të niveleve të ndryshme kanë dhënë dorëheqje brenda dy ditësh, duke vënë në pikëpyetje funksionimin normal të Qeverisë.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve Buk – i goditën me dronët kamikaz

Në fjalimin e dorëheqjes, Johnsoni ka thënë se është vullneti i partisë së tij që ai të largohet.

Mediat kanë lakuar edhe emra të tjerë si pasues të mundshëm të Johnsonit – në mesin e tyre: sekretarja e Jashtme, Liz Truss, ish-sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, e të tjerë./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *