Lajme

Punimet në Unazën e Re! Hyrja drejt Tiranës e ngarkuar, problem zona e Astirit

TIRANË– Punimet që po kryhen në Unazën e Re në Tiranë kanë shkaktuar radhë të gjata trafiku. Kjo për shkak se po punohet për ngushtimin e korsive.

Problematike për momentin dhe aksi që ka shkaktuar radhë të gjata trafiku është sensi i lëvizjes, nga zona e Astirit në drejtim të Pallatit me Shigjeta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë. Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *