Lajme

Arrestimi i nënkryebashkiakut! ‘Prapaskenat’, Nushi kryetar i degës së PS në Lushnje

LUSHNJE– Nënkryetari i Bashkisë Lushnje, Gentian Nushi u arrestua ditën e djeshme për akuzën e korrupsionit. Është mësuar se Nushi jo vetëm mbante detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Lushnjes, por kishte edhe një funksion politik mjaft të rëndësishëm. Ai është kryetar i degës së Partisë Socialiste në Lushnje.

Mirëpo në asnjë media nuk është përmendur emri i Gentian Nushit, duke u njohur si kryetar i degës së PS Lushnje.

Ditën e djeshme, Nushi dhe drejtori i Prokurorimeve, Leonard Sefa u vunë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK bëri me dije me dije se pas kryebashkiakut të prangosur Fatos Tushe, edhe Nushi akuzohet se në bashkëpunim me drejtorin Sefa kanë abuzuar me procedurat e tenderit për asfaltimin e një rruge.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Nushi dhe Sefa në bashkëpunim me Tushen e drejtorin F.P., kanë bërë të mundur që tenderin për asfaltimin e një rruge ta fitonte me dokumentacion firma EURO–ALB shpk, me përfaqësues B. M., duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit edhe pse ka pasur ofertë më të lartë financiare.

Si ndodhi arrestimi i kryebashkiakut Fatos Tushe?

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në datën 21 dhjetor të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fator Tushe. Ky i fundit pretendon se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga detyra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *