Bota

Publikohet protokolli i firmosur nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë së veriut ka publikuar protokollin që u firmos dje në Sofje nga Ministri Bujar Osmani dhe homologia e tij bullgare, Teodora Gencovska.

Dokumenti deri tani është publikuar vetëm në gjuhën maqedonase dhe përfshin 5 tema, për të cilat dy vendet duhet të ndërmarrin disa veprime .

Ato lidhen me historinë, mbështetjen për integrimin në Bashkimin Europian, ndalimin e gjuhës së urrejtjes, pretendimet territoriale dhe rehabilitimin e viktimave të represionit nga regjimi komunist.

Në protokoll theksohet se të dy vendet inkurajojnë komisionin historik të përshpejtojë punën për të arritur rezultate të qarta, masa që do të merren brenda dy viteve që nga komisioni do të marrë vendime konkrete.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Në 2013-tën dhe 2024-tën do të respektohen datat dhe figurat historike të dakorduara reciprokisht, por pas miratimit nga komisioni.

Në lidhje me këtë pikë Bujar Osmani ka theksuar se angazhimi I tij gjatë gjithë procesit ka qenë se “politika është e politikanëve dhe historia e historianëve, dhe kështu është formuluar edhe në protokollin mes dy vendeve”

Në pikën që ka të bëjë me integrimin europian, Bullgaria jep gatishmëri për konferencën e parë ndërqeveritare, por duke kërkuar mirëkuptim që mbledhja e dytë të mbahet pasi Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në Kushtetutë. Ministri Osmani ka theksuar se për herë të parë në histori në bashkimin europian, marrëveshja do të firmoset në gjuhën maqedonase.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

Pas takimit që pati me homologen bullgare Osmani deklaroi se mes dy vendeve ka nisur një kapitull i ri bashkëpunimi.

Ndërsa Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Teodora Gençovska tha se tashmë pritet që palët t’u përmbahen angazhimeve që kanë marrë përsipër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *