Bota

Publikohet harta: Në rast katastrofe bërthamore në termocentralin e Ukrainës rrezikohej edhe Serbia dhe Hungaria

Instituti hidrometeorologjik në Ukrainë ka publikuar një hartë, nëpërmjet të cilës tregon se cilat vende të Europës do të prekeshin nga ndotja radioaktive nëse termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia do të shpërthente midis periudhës 15 deri 18 gusht.

Sipas hartës së publikuar në rast të katastrofës bërthamore, ndotja radioaktive do të mbërrinte edhe në Ballkan, duke prekur edhe veriun e Serbisë.

Gjithashtu ndër vendet që do të ndikoheshin nga shpërthimi do të ishte Estonia, Bjellorusia, Polonia, Austria dhe Hungaria.

Punonjësit e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë kohët e fundit paralajmërojnë vazhdimisht për një katastrofë të mundshme bërthamore.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Në dy javët e fundit termocentrali është bërë objekt i sulmeve të vazhdueshme ushtarake ruse.

Punonjësit  e termocentralit kanë thënë se janë “të pafuqishëm përballë papërgjegjësisë njerëzore dhe çmendurisë”.

“Sulmet e artilerisë po bëhen çdo herë e më të fuqishme dhe më të rrezikshme”, thonë ata, raporton BBC.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Fabrika, më e madhja në Evropë, është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi, megjithëse stafi i saj ukrainas ka vazhduar me operacionet e përditshme. Mesazhi nga punëtorët nuk përmend as Rusinë dhe as Ukrainën, që kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë uzinës.

Anëtarë nga stafi i objektit po plagosen ose vriten në punë, shtojnë ata, në apelin e publikuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Ndaloni dhe mendoni!… Ajo që po ndodh është e tmerrshme dhe përtej sensit të përbashkët dhe moralit”, shkruajnë ata, duke paralajmëruar se një aksident mund të jetë më i keq se katastrofat bërthamore në Çernobil dhe Fukushima.

“Ne dimë të menaxhojmë profesionalisht një reaksion bërthamor, por jemi të pafuqishëm përpara papërgjegjësisë dhe çmendurisë njerëzore”, thonë ata.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *