Lajme

Policja nga Elbasani me gjuhë harbute: Gazetarë të degjeneruar, me profesorë Don Zhuanë

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake, ka reaguar me egërsi ndaj mediave që sipas saj po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti.

Reagimi i polices, erdhi pas vrasjes së parmbrëmshme në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Lexo më shumë  Shifrat e një Shqipërie që po tkurret: Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet

Sipas Kostanit, policët e këtij qyteti janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin…

Policja shkon deri aty madje sa thotë se vajzat që raportojnë për kronikën dhe që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.

Lexo më shumë  Revolucioni i Flamingove/ Editoriali i The Guardian: Shqiptarët protestojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të natyrës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *