Lajme

Publikimi i pagave, oficerët kibernetikë do të verifikojnë serverat në Tatime dhe ISKSH

Prokuroria e Tiranës ka caktuar një grup oficerësh të sektorit kibernetik të policisë Tiranë dhe policisë qendrore për të hetuar publikimin e pagave të mbi 637 mijë taksapaguesve shqiptarë.

Grupi hetues do të ekzaminojë serverat në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Deri më tani dyshohet se të dhënat personale të qytetarëve kanë dalë nga këto dy institucione.

Lexo më shumë  Kundër kujt proteston nipi i Ali Ahmetit, që ka qënë zv-anëtar kominisoni për provimin e jurisprudencës?

Kqyrja pritet të kryhet ditën e sotme me qëllim verifikimin nëse nga sistemi i serverave qendrorë, ka pasur kopjim dhe eksportim të të dhënave në hard-disk apo USB të jashtme.

Në hetim janë edhe persona të tjerë, institucione, shoqata e përmbaruesve, avokatë dhe kompani siguracionesh  sepse për shkak të natyrës së punës së tyre mund të kenë pasur akses në servera.

Lexo më shumë  NATO: S’ka partneritet individual me Serbinë pa llogaridhënie e drejtësi për Banjskën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *