ArgumentKryesore

Publicisti i drejtohet Talat Xhaferit: Ke qenë në koalicion me deputetin e Vuçiqit, sot ulërin si hienë ndaj Kurtit. Ku po të dhemb Talo Kapidani?

Nga Arsim Zekolli

Ke qenë në koalicion, në të njëjtat banka deputeti me Dragisha Miletiç (deputet serb në Parlamentin e MV) nga SNS-ja e Vuçiqit. Nuk ke guxu të belbëzosh një fjalë kundër “përzierjes” së tij, por i je nënshtruar si “kolega”. Sot goja shkum po të hedh kundër Kurtit.

Dikur nuk të kapte java pa kalu kah Theranda, të dekoronin me qytetar nderi. Sot dhëmbet i theve me ulurima kundër Albinit.

Dikur partia jote hapte zyrat në Shkup për regjistrime bordellesh televizive në “Pec, Gjakovica, Kosmet”. Pa fije mëshire i fusni thika pas shpine Kosovës për hatër torbeshësh. Sot, kur ua kanë ndalë taxhinë në Prishtinë, ulërin si hienë për “kërcënime nga Kosova”. Sot, sillesh e pshtillesh mjeranisht nëpër Tetovë, aktron “stara oficerska skola” dhe imiton Putinin në vizita uzinash.

Lexo më shumë  MAShTI dhe Komuna e Shtimes nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi

Te shqiptarët po demonstron “red i disciplina” (rend dhe disiplinë), kërkon rezultate. Ndaj shqiptarëve tregon ‘komandantllëk’ me zë të rreptë, por ndaj maqedonasve butë e ëmbël. Po provo deri në Çashkë, në Ohër, në Prilep, në Krushevë.

Ti, ti ke mbet me na mbajt ders për Rusinë?! Ti, Aliu, Bujari që për interesa anti-shqiptare u betë lolo, “poshteni shiptari” të vendeve që nuk njohin Kosovën dhe punojnë tradicionalisht kundër shqiptareve, si Sllovakia, Rumunia, Spanja, të Borrellave, të Lajçakëve, të Stanove, të Vuçiqit, të Daçiqit.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu njofton se janë gjetur mbetje mortore në Podujevë. Dyshohet se i përket listës së personave të zhdukur me dhunë nga lufta

Talo Kapidani, 20 vite je në grazhd buxheti. Kur fillove, Gostivari ishte shqiptar. Na trego, proporcionalisht sa është numri i shqiptarëve që ikën nga Gostivari për çdo vit këto dy dekada dhe sa është ai i maqedonasve, turqve, romëve, torbeshëve.

Historia do ua shqiptojë emrat me neveri.

Rruga Press

YouTube player